Asamblisti nga Presheva, kërkon unifikim per shkarkimin e Shqiprim Arifit

Argjend Sherifi, asambleisti nga komuna e Preshevës ka shprehur indinjatën e tij të thellë ndaj kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit, duke kërkuar shkarkimin e tij

Asamblisti nga komuna e Preshevës, Argjend Sherifi

Asamblisti nga komuna e Preshevës, Argjend Sherifi ka shprehur indinjatën e tij të thellë ndaj kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sherifi ka thënë se  Shqiprim Arifi po e kritikon kryeministrin  e Kosovës, Albin Kurti, por nuk po e kritikon Bërnabiqin dhe Vuqiqin. Ai e ka akuzuar Arifin për papërgjegjshmëri dhe se pa arsye sipas tij po e fyen kryeministrin Kurti.

Asamblisti Sherifi, ka kërkuar nga kolegët e tij, të bashkohen dhe ta shkarkojnë nga pozita që e mban, kryetarin Shqiprim Arifit.

“E besojë fort se ka shume nga kolegët e mi që mendojnë njejtë, por e kanë ndonjë arsye që nuk i lejon të marrin këtë vendim, sepse jemi vend i vogël ku të gjithë njihemi mes veti dhe të vështira janë këto vendime, e unë i ftoj me sinqeritetin më të madh që të bashkohemi e ta largojmë Shqiprim Arifin nga pozita që mban, sa nuk është bërë tepër vonë, përndryshe në fund fare, faji nuk do ngelet vetëm tek Shqiprim Arifi, por do të bartet përgjegjësia edhe tek ne”, ka thënë ai.

“Rrugëtimin tim në skenën politike e kam filluar me Alternativën për Ndryshim, dhe jam shumë krenarë për punët që kemi arritur të realizojmë së bashku në aspektin kolektiv poashtu jam shumë krenarë në aspektin individual duke qëndruar gjithë këto vite besnik ndaj parimeve të mija, besnik ndaj subjektit. dhe besnik ndaj të gjithëve.

Sipas tij në Preshevë, është krijuar një  katrahurë politike dhe se ajo vjen si pasojë e Shqiprim Arifit.

Ai u shpreh se Arifi, i trajton këshilltarët e tij sikurse të jenë kukulla.

“Një nga ata që nuk janë të rinjtë ia dham mundësinë e artit që të bëhet udhëheqës i një komune, e ulet në një përpjekje ku ndoshta nuk do të kishte patur mundësi të ulej si një herë në jetë, me ose pa vetëdije e keqpërdori këtë rast duke na kthyer me. papërgjegjshmëri të skajshme. Duke menduar se vetë i di të gjitha, duke menduar se ne këshilltaret jemi kukulla, duke i dhënë vetes të drejtë si kryetar komune të fyej burrështetas, edhe më e rënd në realitetin tonë sepse bëhet fjalë për burrështetas që e flasin për një gjuhë”, ka dekalraur Sherifi.

“E kam këshilluar personalisht që në fillet e para të zënkës me udhëheqës të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por gjithmonë në vesh të shurdher. Bindja ime politike nuk është e njejtë me z.Kurti, por kush më jep mua të drejtë, apo një kryetar të një komune si kjo e jona të kritikojë dhe të fyej një kryeministër shteti?!”, ka vijuar ai.

Ai bëri të ditur do ta  pezullojë pjesëmarrjen e tij në seancat e Kuvendit Komunal, deri në përfundim me dorëheqjen apo shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika