Asamblistja e VV-së: Biznese e persona të fortë qëndrojnë prapa Lladrovcit, me ta po tenton ta blejë edhe një mandat

Asamblistja e VV-së, në komunën e Drenasit, Egzona Tërdevci,

Asamblistja e VV-së, në Komunën e Drenasit, Egzona Tërdevci, e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci për “shfrytëzim të burimeve publike për interesa private”, pasi u mor vendimi për dhënien në shfrytëzim të 51 pronave komunale për 99 vjet.

Ajo në “Five” të TV Dukagjinit tha se prapa kryetarit Lladrovci qëndrojnë biznese e persona të fuqishëm, përmes të cilëve sipas saj ai po tenton ta blejë edhe një mandat tjetër.

“Praktikat në të kaluarën kanë treguar që këto prona janë dhënë për krijimin e klientelave, miqësive për ta ndihmuar në fushatë… e dimë që nuk ka punuar në Drenas, qytetarët janë të mllefsour nuk janë të kënaqur. Duke krijuar bashkëunim me biznese e persona të fuqishëm në Drenas po tenton ta blejë edhe një mandat tjeter”, tha ajo.

Me 17 vota për, 12 kundër dhe një abstenim, Kuvendi Komunal i Drenasit ka miratuar dhënien e 51 pronave komunale në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vjetësh. Ky vendim u mor të enjten, përkundër kundërshtimeve të opozitës, e cila ka shprehur shqetësime se kjo masë është në dobi të individëve të afërt me kryetarin Ramiz Lladrovci. Opozita e ka kritikuar këtë veprim si një potencial për shfrytëzim të burimeve publike për interesa private.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika