“Asfalt apo çlirimi i veriut e armatimi”, Basha i VV-së kritikon opozitën e lavdëron Kurtin

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka theksuar se “çlirimi i veriut” nga bandat e Milan Radojçit ka ndodhur për dy arsye: përgatitja profesionale e armatimi i policisë, dhe vullneti i hekurt i Albin Kurtit. Basha ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Radojçiqin dhe i ka kritikuar për mosinvestim në aspektin e sigurisë, duke theksuar se nuk ka rëndësi asfalti kur rrezikohet okupimi. Ai ka vlerësuar se prioritet duhet të jenë policia dhe ushtria, jo shtrimi i asfaltit

Dimal Basha, LVV

“Çlirimi i veriut” prej bandave të kryekriminelit, Milan Radojçiq, ka ndodhur për dy arsye, ka theksuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, duke shtuar se arsyet janë “përgatitja profesionale e Policisë, armatimi i tyre dhe arsyeja e dytë është vullnet i hekurt që ka emër, Albin Kurti”.

Në “FIVE” të Dukagjinit, së pari Basha ka akuzuar opozitën se kanë bërë pazare me kryekriminelin e veriut, teksa ka shtuar se sot Radojçiqi po luftohet së bashku me grupet e tij kriminale.

“Këta kanë bërë pazare me ta, kanë qenë pjesë e pazareve edhe krimet që janë bërë janë kanë në lidhje. Shiqo, Radojçiqi kujt i ka kontrbandu mall, jo serbëve, po shqiptarëve këndej. Ka pasur shqiptarëve që kanë qenë të lidhur me ta. Ne kemi filluar me fitu betejë më ta, këta s’kanë pasur betejë, këta kanë pasur koalicion. Për më tepër, bashkësia ndërkombëtare e di sa presion e kemi pasur, edhe opozita dilte e thojke mos gaboni me shku atje se a jeni duke na prishë me ndërkombëtarët…

A e din pse po e përmendi (Kurtin), se kur e ka çu policinë (në veri), u dashtë me i bo disa punë të tjera, është dashtë më i bë nja katër stacione policore se s’kanë qenë, është dashtë me mbushë me armatim edhe me ble armatim, është dashtë me ble autoblinda edhe kemi blerë ma shumë sesa këta kanë blerë për 20 vjet të policisë… duhet edhe vullneti politik, se kur të hysh në betejë, policia është vegël e shtetit, po Albin Kurti i ka ndejtë mbrapa policisë, ua ka dhënë edhe mjetet edhe pajisje edhe iu ka thënë shkoni deri në fund…”, ka theksuar Basha.

Basha duke kritikuar qeverinë e mëhershme për mospunë në aspektin e sigurisë, por se vetëm kanë shtruar asfalt, ka theksuar se “nuk të vyen asfalti kur rrezikohet okupimi çdo minutë”.

Gjithashtu, ai prapë i ka akuzuar opozitën si bashkëpunëtorë të Radojçiqit.

“Çlirimi i veriut prej bandave kriminale të Radojçiqi, bashkëpunëtorëve të opozitës dikur ka ndodhur për shkak për dy arsye: në një, përgatitja profesionale e policisë dhe armatimi i tyre dhe vullneti i hekurt që ka emër, e ai quhet Albin Kurti.

Ne e kemi bërë mendje kështu, bën qytetarët me ecë kapak nëpër gropa, po shtregnu Policisë dhe ushtrinë. Edhe tash qytetarët po e shohin rezultatin. Ushtria ka pasur 53 milionë euro buxhet kur e kemi marrë, tash i ka mbi 200 milionë euro. Tash e ki një ushtri të fortë, pasi nuk të vyn asfalti kur rrezikohet okupimi çdo minutë… ”, ka thënë Basha, duke marrë një shembull se çka duhet të jetë prioritet, policia e ushtria apo shtrimi i asfaltit.

“Sikur baba te shpia e planifikon apo don fëmijëve me iu ble çanta e libra, edhe në e ka një armik, një kojshi hasëm, e blen një allti edhe e ruan familjen apo, po don me shtru asfalt edhe me shtru krejt kocka përpara. A po i kupton prioritet si zot shtëpie, nuk shtron asfalt t’i me lënë fëmijë pa libra”, ka shtuar Basha.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika