Asgjësohen gjashtë gjedhe pasi rezultojnë me tuberkulozë, një në Lubishtë e pesë në Beguncë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar gjashtë gjedhe pasi kanë rezultuar pozitive me tuberkulozë sipas matjes kutane. 

AUV përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se një rast ka qenë në fshatin Lubishtë dhe pesë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitive në një fermë në fshatin Beguncë. 

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit të kafshët e llojit gjedhe. Në dy raste të dyshimta pas matjeve kutane kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen infektive tuberkuloz. Një rast tek një kafshë është në fshatin Lubishtë dhe pesë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitiv në një fermë ne fshatin Beguncë. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe udhëzimin Administrativ për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit, brucelozës dhe leukozës tek gjedhi. Komisioni profesional ka nxjerr vendim për asgjësimin e menjëhershëm të kafshëve për të penguar përhapjen e sëmundjes”, thuhet nga AUV-i.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika