ASK: Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion e 200 mijë qytetarë në Kosovë

U.d i kryeshefit ekzekutiv i Agjensionit të Statistikave të Kosovës [ASK], Avni Kastrati, ka thënë se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1.204.560

U.d i kryeshefit ekzekutiv i Agjensionit të Statistikave të Kosovës [ASK], Avni Kastrati, ka thënë se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1.204.560.

Kastrati ka shtuar se kanë mbetur edhe pak takime deri te të dhënat preliminare.

Në konferencën për medie të organizuar nga ASK-ja, për të treguar ecurinë e javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë me të dhëna deri këtë të martë, është deklaruar edhe udhëheqësi i GIS, Idris Shala. Ky i fundit deklaroi se regjistrimi i popullsisë po i ofrohet fundit dhe se nuk po ka telashe në aspektin e terrenit.

“Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Kastrati.

Ai tha se disa komuna kanë qenë shumë aktive dhe disa nuk janë angazhuar aq. Jemi duke shpresuar për angazhim më të madh ka thënë ai.

“Deri më tani po i shihni të dhënat ku janë regjistruar mbi 1,204,560 dhe regjistrimi është duke shkruar sipas planit. Edhe komunitetet, të gjitha janë duke marrë pjesë, disa komuna në veri nga serbët ka ende hezitim, një pjesë e tyre po regjistrohet, ka një hezitim, por një pjesë po regjistrohet”, ka thënë Shala.

Sa i përket kualitetit të të dhënave, Kastrati ka thënë se janë duke u shfrytëzuar burime si ato të kaluarat.

“Për to janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat. Krahasuar me burime tjera vetë sistemi e gjeneron që duhet të rishikohet, është për t’u përgëzuar, pasi kjo bëhet për herë të parë pasi vitet tjera ishte metodologji tjetër”, ka thënë Kastrati.

Kastrati tha se nëse vazhdon kështu, procesi do të përfundojë i suksesshëm.

I pyetur rreth ngacmimeve që mund t’u bëhen grave dhe vajzave gjatë intervistimit në terren, Kastrati tha se ato kanë pasur trajnime të cilat mund t’i shfrytëzojnë në raste.

Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë të tillë derisa përmendi një rast të viteve të kaluara ku ishte dorëzuar një ankesë me shkrim për ngacmim, e që sipas tij kishte rezultuar se ajo kishte faj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika