ASK gati të fillojë regjistrimin e popullsisë

Për ta përmbyllur këtë proces, do të angazhohen gjithsej 3500 punonjës si regjistrues dhe 900 të tjerë si mbikëqyrës

Menaxheri i projektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK) për regjistrimin e popullsisë, Yll Shala i ftuar në emisioni “Rreth e Rrotull” në TV Dukagjini ka thënë se janë në fazën përfundimtare të finalizimit të trajnimit të mbikëqyrësve për regjistrimin e popullsisë.

Shala tha se këtë javë është duke u bërë trajnimi i mbikëqyrësve ndërsa javën e ardhshme do të bëhet trajnimi i regjistruesve, dhe kështu do të përgatitet i gjithë stafi që të filloj regjistrimin me 5 prill.

Për ta përmbyllur këtë proces, do të angazhohen gjithsej 3 mijë e 500 punonjës si regjistrues dhe 900 të tjerë si mbikëqyrës.

“Regjistrimi i popullsisë është shumë i rëndësishëm në nivel të vendit por edhe në nivel lokal”, tha Shala.

Gjithashtu, Shala njoftoi se në pyetësorin i cili do të realizohet në teren janë rreth 180 pyetje, me nënpyetje gjithsej 500.

Shala nga ASK tha se janë bërë tri teste dhe një testpilot që të dihet sa zgjatë një intervistë, dhe siç tha Shala, një intervistë për një familje 5 anëtarëshe zgjatë gjithsej 40 minuta.

Procesi i regjistrimit do të përmbyllet më 17 maj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika