ASK: Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë

Numri total i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas regjistrimit të vitit 2024, është 1,602,515 banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar këtë të enjte rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në fjalimin e tij ka deklaruar se gjatë procesit ka pasur përfshirje të politikanëve, e shumë figurave të njohura.

“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, ka njoftuar Kastrati.

Në këto të dhënat nuk përfshihet numri i pjesëtarëve të diasporës, pasi procesi i regjistrimit të tyre ende po vazhdon.

Aktualisht, sipas ASK-së, në diasporë janë regjistruar rreth 500.000 persona.

Kastrati, ka deklaruar në konferencë për media se ASK-ja e ka bërë vlerësimin për komunat me shumicë serbe në veri të vendit, ku kryesisht u bojkotua procesi.

Ndërtimi në Kosovë ka pësuar një ngritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2011.

Mbi 93% e popullsisë janë pronarë, ndërsa një numër i vogël jeton me qera.

Numri i ekonomive familjare është rritur me 69,505, ose mbi 23%, krahasuar me vitin 2011.

Për sa i përket strukturës demografike, hendeku gjinor është zvogëluar me 11,975 banorë.

Grupi moshor 0-14 vjeç ka shënuar një ulje prej 6.07%, ndërsa grupmosha 15-64 vjeç është rritur me 1.83%. Po ashtu, grupmosha 65+ ka shënuar një rritje prej 4%. Mosha mesatare e popullsisë është 34.84 vjet, me femrat që kanë një mesatare prej 33.66 vjet, dhe meshkujt 34.03 vjet.

Në krahasim me vitin 2011, ku dominonte grupmosha 10-14 vjeç, tani dominon mosha 20-24 vjeç.

Sipas ASK-së, shkalla e analfabetizmit ka rënë nga 3.85% në 2.27%, një shenjë e dukshme përparimi në arsimin e Kosovës, veçanërisht për të moshuarit.

Struktura etnike e Kosovës ka mbetur e njëjtë si në vitin 2011, me shumicën shqiptare që përbën pjesën më të madhe të popullsisë, ndërsa minoritetet ruajnë një prezencë të konsiderueshme.

Përkatësia fetare vazhdon të dominohet nga besimi islam, i cili mbetet në 93.49%, njësoj si në vitin 2011.

Sa i përket diasporës, deri tani janë regjistruar 550,000 persona, ndërsa numri total i popullsisë rezidente në Kosovë arrin në 1,602,515 banorë.

Gjatë prezantimit të këtyre të dhënave u paraqit edhe një video me disa momente gjatë punës së tyre disa muajsh.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika