ASK: Paga mesatare neto në vitin 2021 është rritur për 16 euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2021. Ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në sektorin publik në ndërmarrjet publike dhe në sektorin privat në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e ka publikuar raportin me titull  “Niveli i Pagave në Kosovë” për vitin 2021”

Në raport thuhet se për dallim nga viti 2020 vërehet rënie e pagës bruto dhe neto në sektorin publik. Sipas ASK-së, kjo rënie ka ardhur për arsye se në vitin 2020 punëtorët e sektorit publik kanë përfituar shtesa në disa sektorë specifikë.

Tek të dhënat e sektorit privat sipas ASK-së, nuk janë përfshirë shtesat në pagën mujore, sepse siç thuhet në raport “ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim”.

Në njoftimin e ASK-së, thuhet se paga neto në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020 është rritur për vetëm 16 euro.

“Në vitin 2021, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 484 Euro, derisa në vitin 2020 ishin 466 Euro. Pra, kishte një rritje prej 18 Eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2021 ishte 432 Euro, krahasuar me vitin 2020 që ishte 416 Euro, një rritje prej 16 Eurosh në vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Niveli i pagave më të larta në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave ishte sektori i  ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.

“Paga mesatare bruto në vitin 2021, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (949 Euro); dhe Informim dhe komunikimi (757 Euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim (281 Euro)”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika