ASK: Personeli ndërkombëtar diplomatik dhe stafi ushtarak i KFOR-it nuk përfshihen në Regjistrim

Sipas ASK-së, regjistrimi siguron të dhëna edhe për personelin diplomatik dhe ushtarak të Kosovës që regjistrohen si popullsi rezidente por që jetojnë jashtë Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Një ditë para se të fillojë regjistrimi i popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka dalë me një njoftim se kush nuk përfshihet në Regjistrim.

“Personeli ndërkombëtar diplomatik, i zyrave të tjera ndërlidhëse dhe stafi ushtarak i KFOR-it nuk përfshihen në Regjistrim”, thuhet sipas njoftimit.

Sipas ASK-së, regjistrimi siguron të dhëna edhe për personelin diplomatik dhe ushtarak të Kosovës që regjistrohen si popullsi rezidente por që jetojnë jashtë Kosovës.

Regjistrimi i popullsisë do të realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024 dhe për të gjithë qytetarët e tjerë është obligim ligjor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika