ASK prezanton rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, merr pjesë edhe Kurti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), do të publikojë rezultatet e para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024 (ReKos 2024)

Foto ilustruese

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), do të shpallë këtë të enjte rezultatet e para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024 (ReKos 2024).

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Prishtinë, prezent pritet të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e kishte cilësuar këtë proces si një gurthemel për politikat publike të bazuara në të dhëna.

“Rezultatet e këtij regjistrimi do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat e qytetarëve dhe të krijojmë politika që pasqyrojnë realitetin e Kosovës”, ishte shprehur Kurti.

Me këtë rast, ASK-ja ka organizuar një konferencë ndërkombëtare, e cila do të mbahet prej orës 10:00.

Të dhënat e para përfundimtare do të përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike. Ndërkaq, gjatë vitit 2025 do të publikohen edhe 25 raporte të tjera tematike.

Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos2024) u realizuar nga 05 Prill deri më 24 maj 2024.

Sipas rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024), numri i popullsisë rezidente në Kosovë është 1.586 659, prej tyre 795.046 janë meshkuj dhe 791.614 femra.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika