ASK: Prodhimi i energjisë pëson rënie mbi 13%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar raportin me statistikat mujore për energjinë e muajit janar të vitit 2022, në krahasim me vitin paraprak të po të njëjtit muaj.

Sipas raportit  të ASK-së, prodhimi i energjisë bruto nga termocentralet e Kosovës në janarin e vitit 2022, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, ka pasur rënie për 13,08%.

Kjo i bie që nga 604.529 megavat energji të prodhuar në janarin e vitit 2021, prodhimi në janarin e 2022-tës ka rënë në 525.431.

Po ashtu, në raport jepen statistika për konsumin e energjisë, i cili, në krahasim me vitin e kaluar, ka pasur rritje prej 4.52%.

“Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 869.42 Gwh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 536.21 Gwh, ose 4.52% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.6%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Rritjes së konsumit të energjisë në janarin e vitit aktual i ka paraprirë edhe rritja e prodhimit të thëngjillit.

Në raport thuhet se “prodhimi i thëngjillit ishte 7.83 mijë ton, ose rreth 26.88% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”.

Por, edhe pse ka pasur rritje të prodhimit, rezultatet e raportit thonë se sasia e transformuar në energji elektrike në vitin 2022 ka pasur rënie 11,31%.

Ky publikim nga ASK-ja, është publikimi i parë i tillë për muajin referues të janarit të 2022-ës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika