Në tre mujorin e tretë të vitit 2023 krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2022) kemi rritje për 7.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kemi rritje për 4.8% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Sa i përket ndërmarrjeve të shuara, në TM3 2023 sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës janë 376 ndërmarrje apo rënie prej -5.5% krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2023).
Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kemi rritje për 1% të ndërmarrjeve të shuara.
Aktivitetet Ekonomike më të preferuara
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 617 (21.6%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 334 (11.7%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 228 (10.1%), Ndërtimtari me 275 (9.6%), Prodhim me 272 (9.5%), etj.
Struktura e ndërmarrjeve të regjistruara sipas kategorisë së numrit të punësuarve
Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 765 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.9%), me 5 deri 9 të punësuar janë 69 sosh (2.4%), 10 deri në 19 të punësuar 14 (0.5%), 20 deri 249 të punësuar me 4 (0.1%) ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk kemi ndërmarrje të reja në këtë tremujor.
Grafikoni i Strukturës së Ndërmarrjeve sipas kategorisë së numrit së punësuarve
Shtrirja Gjeografike e ndërmarrjeve
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 825 ndërmarrje të regjistruara (28.9%), Ferizaj me 274 (9.6%), Prizreni me 236 (8.3%), Gjilani me 190 (6.7%), Gjakova me 150 (5.3%) dhe Peja me 145 (5.1%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.