Asnjë humbje jete dhe 42 raste të reja me COVID–19

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Shqipërisë, kanë njoftuar se kanë kryer 1 mijë e 228 testime

Si pasojë e Covid-19, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë konfirmuar 42 raste të reja.

Aktualisht, në spitalin e shtetit shqiptar janë të shtrirë 8 pacientë, ku një prej tyre po trajtohet përmes respiratorit. Ndërsa të rikuperuar janë regjistruar gjithsej, 18 pacientë në 24 orët e fundit.

Raste aktive me COVID-19 janë 382 pacientë në gjithë vendin.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar  270 mijë e 626 raste të infektimit, prej të cilëve 269 mijë e 828 janë raste të shëruara, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 mijë e 492 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë thotë se deri më datën 2 prill 2022, në vend janë testuar gjithsej 1 milionë e 779 mijë e 844 persona.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika