Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së, ka njoftuar se të hënën e 1 gushtit nga 1 mijë e 287 testime, 513 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë.
Brenda 24 orëve të fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga COVID-19.
Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 903 mijë e 913 qytetarë, kurse me dozën e dytë të vaksinës 824 mijë e 185 qytetarë.
Me dozën e tretë të vaksinës janë vaksinuar 104 mijë e 608 qytetarë, ndërsa me dozën e katërt përforcuese janë vaksinuar 1 mijë e 356 mijë qytetarë.
Njëherësh, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.