Asnjë konkluzë për heqjen e vizave për Kosovën nga krerët evropianë në samitin e BE-së

Në konferencën e krerëve evropianë, Macron, Michel dhe Von der Leyen, në ditën e dytë të samitit të BE-së, Kosova është përmendur nga ana e tyre vetëm për dialogun Kosovë-Serbi dhe jo për çështjen e liberalizimit të vizave

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët në ditën e dytë të samiti të BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk e kanë thënë asnjë fjalë për heqjen e vizave për Kosovën në konferencën për media pas takimit të 27 liderëve të BE-së.

Kosova në këtë konferencë u përmend vetëm nga presidenti i Këshillit Evropian, Michel, në kontekstin e përkrahjes së dialogut Prishtinë-Beograd.

Hapësirën më të madhe në konferencën për gazetarë e pati Ukraina, Moldavia e Gjeorgjia, për dhënien e statusit të vendeve kandidate të BE-së.

“Ne përkrahim konkluzionet nga Përfaqësuesi i Lartë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ai kur foli për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Liberalizimi i vizave nuk u përmend as në konkluzat e Këshillit në takimin e ditës së parë që është zhvilluar të enjten e 23 qershorit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit në samit, kërkoi që procesit të liberalizimit të vizave t’i jepet fund, duke kërkuar që BE-ja t’i hapë dyert për Kosovën.

“Dua të flas sërish këtu për rëndësinë e jashtëzakonshme të liberalizimit të vizave, me shpresën se këtë herë, vërtetë, do të na dëgjoni. Kjo thjesht ka shkuar shumë larg. Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më proevropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vjetësh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë”, është shprehur Osmani.

Ndërkaq, pas samitit të BE-së, Presidentja Osmani ka deklaruar se ka marrë mbështetje nga përfaqësuesit e shteteve të BE-së për liberalizimin e vizave. Sipas saj, tani priten vetëm hapat konkretë.

Liderët e 27 vendeve të BE-së do të zhvillojnë edhe të premten e 24 qershorit takimet e tyre, në ditën e dytë të samitit të BE-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika