Asnjë problem teknik në sistemin e pranimit të komenteve, thotë ZRrE

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka reaguar pas raportimeve nga qytetarët për bllokimin e sistemit të pranimit të komenteve.

Në një sqarim për opinionin publik, ZRrE-ja ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndërprerje në procesin e pranimit të komenteve dhe të gjitha reagimet e qytetarëve janë shqyrtuar pa pengesa.

“Në lidhje me disa reagime nga qytetarët se kanë raportuar rreth vështirësive në lënien e komenteve dhe bllokime të sistemit të pranimit të komenteve gjatë periudhës së fundit, Zyra e Rregullatorit për Energji dëshiron të bëjë të ditur se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë bllokimi të pranimit në e-mail adresën e dedikuar për komente.

ZRRE-ja siguron qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje. Pas verifikimeve të kryera, rezulton se nuk ka pasur asnjë problem teknik në sistemin e pranimit të komenteve. Ne sigurojmë që të gjithë qytetarët dhe palët tjera që kanë dërguar komente do të kenë mundësi të marrin përgjigje rreth tyre.

ZRRE-ja është e angazhuar për një komunikim të hapur dhe transparent me qytetarët dhe do të vazhdojë të ofrojë mundësinë për dërgimin e komenteve dhe ankesave”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika