Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, të dielën, ka informuar se nuk është shënuar asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 469 testime, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të dielën, janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 134.

Në total numri i rasteve aktive është 75.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 828 mijë e 983 doza të vaksinës.

Deri më sot 823 mijë e 036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102 mijë e 721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

May be an image of text

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika