Asnjë rast pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve

Përgjatë 24-orëve të fundit janë shënuar nuk është shënaur asnjë rast poxzitiv më COVID-19 në Kosovë

Qendra e COVID-19 në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 34 testime në total, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 5 persona, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast vdekje.

Raste aktive mbeten 17 persona, ndërsa gjatë 24 orëve nuk raporton të jetë vaksinuar ndonjë qytetar sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 448 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 830 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 293 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 810 të tjerë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika