Asnjë rast pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve

Dy persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa, përgjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 42 testime në total, nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 nuk është shëruar asnjë person dhe nuk është shënuar asnjë rast vdekje.

Raste aktive mbeten 2 persona, ndërsa brenda 24 orëve të fundit nuk është vaksinuar asnjë person.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 460 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 901 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 367 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 866 të tjerë. Kështu duke e dërguar numrin total të dozave të vaksinave të administruara në 1 milionë e 836 mije e 782.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen  dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika