Asnjë rast pozitiv me Covid-19 në 24-orët e fundit

17 persona janë aktivë me COVID-19 në Kosovë, ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Foto ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 32 testime në total, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 11 persona, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive mbeten 17 persona, ndërsa gjatë 24 orëve janë vaksinuar 24 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar, gjithsej, 904 mijë e 448 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 866 qytetarë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 326 dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 851.

Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Ndërkaq, më 7 nëntor, nga MSH-ja është bërë e ditur se pas 17 testimeve për COIVD-19, 3 raste kanë rezultuar pozitiv dhe asnjë rast i vdekjes.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika