Asnjë rast pozitiv me Covid-19 në 24-orët e fundit

Gjashtë persona janë aktivë me COVID-19 në Kosovë, ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 56 testime në total, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 3 persona, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive mbeten 6 persona, ndërsa gjatë 24 orëve janë vaksinuar 14 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar, gjithsej, 904 mijë e 451 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 891 qytetarë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 367 dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 858.

Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Ndërkaq, më 15 nëntor, nga MSH-ja është bërë e ditur se pas 17 testimeve për COIVD-19, nuk është rezultuar asnjë rast pozitiv dhe asnjë rast i vdekjes.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika