Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Ministria e Shëndetësisë të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës.
Deri më 7 qershor 2022, 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më 7 qershor 2022, janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 162 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209.
Në total numri i rasteve aktive është 49.