“Asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë dhe asnjë çeçen apo çerkez, nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës”

Blerim Vela e ka demantuar pretendimet e mediave Serbe që thonë se shqiptarët e Kosovës iu kanë bashkangjitur luftës në Ukrainë

Blerimi Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osamnit

“Asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë”, ka thënë Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela.

Ai gjithashtu ka shtuar se “asnjë çeçen apo çerkez, nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës”.

Vela më tej ka thënë se artikujt propagandistik të mediave në Serbi, janë dezinformim i plotë kur thanë se ka pasur shqiptarë të Kosovës që i janë bashkangjitur luftës në Ukrainë dhe çeçenët kanë planifikuar që t’i vrasin serbët e Kosovës.

Më tej ai ka shkruar në rrjetin social Twitter, se mediat pro-regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i përkrahin deklaratat e këtij të fundit gjatë konferencës së 21 gushtit në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

“Mediat pro-regjimit të Serbisë po përforcojnë dezinformatat e promovuara nga Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp”, ka shkruar Vela në Twitter.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika