Asociacioni e zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, dy kushtet për anëtarësim të Kosovës në KiE

Themelimi i Asociacionit dhe zbatimin i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat rreth Manastirit të Deçanit, janë dy kushtet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Themelimi i Asociacionit dhe zbatimin i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat rreth Manastirit të Deçanit, janë dy kushtet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, vlerësojnë njohës të integrimeve evropiane.

Sipas tyre, edhe pse me përjashtimin e Rusisë nga ky Këshill, Kosova në praktikë ka pasur mundësi të mirë që të anëtarësohet, situatat e fundit politike në vend, në këtë rast vendosja e sanksioneve nga Bashkimi Evropian (BE) dhe acarimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), i kanë sjell sfida të reja Kosovë për anëtarësim në KiE.

Profesori universitar, Dorajet Imeri, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova ka kaluar fazën e parë të anëtarësimit për në KiE, e pastaj i mbetet Asamblesë së Përgjithshme që do të ratifikojë vendimin e Këshillit të Ministrave që do të bëjë edhe pranimin e Kosovës në këtë strukturë ndërkombëtare, shkruan EO.

“Plotësimi i kushteve nuk mund të lexohet nga jashtë kjo varet nga mënyrë se si i shohin ata që do të votojnë në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj strukture për të pranuar ose jo Kosovën. Fillimisht është e rëndësishme se Kosova ka kaluar fazën e parë të anëtarësimit dhe pastaj është Asambleja e Përgjithshme që do të ratifikojë kushtimisht vendimin e Këshillit të Ministrave që do të bëjë edhe pranimin e Kosovës në këtë strukturë ndërkombëtare. Është shumë e rëndësishme të dihet se kjo organizatë ose regjistrimi në këtë organizatë vjen vetëm pasi që Rusia nuk është më pjesëmarrëse për shkak të luftës që ajo po e bën në Ukrainë dhe duke qenë se është krijuar një rrethanë e re gjeopolitike dhe faktorë të ri po vinë në shprehje, është e mundshme që Kosova të anëtarësohet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se e keqja në këtë rast është se vendet që do të përcaktojnë agjendën e pranimit ose jo të Kosovës në këtë organizatë, e sidomos Gjermania dhe Franca, janë treguar vendimtare në dy çështje, se Kosova mund të anëtarësohet vetëm nëse zbaton marrëveshjen ndërkombëtare, përkatësisht themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, me të cilin e njeh të drejtën e Manastirit të Deçanit për pronësi për 24 hektarë tokë.

“E keqja në anën tjetër është se vendet që do të përcaktojnë agjendën e pranimit ose jo të Kosovës në këtë organizatë janë treguar vendimtare sa i takon dy çështjeve, këto janë dy kushtet që unë po i përmendi, e para është Asociacioni ky është kushti i parë. Sidomos Gjermania dhe Franca e kanë konfirmuar tashmë që presin nga Kosova që të zbatoj marrëveshjet ndërkombëtarë përkatësisht draft-statutin e Asociacionit. E dyta ka të bëjë me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me pronat rreth Manastirit të Deçanit, këto janë dy çështje themelore të cilat do të përcaktojnë nëse Kosova do të pranohet apo jo, në rast se këto kritere do të përmbushen nga ana e Kosovës”, ka thënë ai.

Profesori universitar Gëzim Qerimi, ka thënë se Kosova do të ketë sfida për anëtarësim në KiE duke pasur parasysh raportet e fundit të shtetit me mekanizmat ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se nëse Kosova do të dështojë që të anëtarësohet në këtë organizatë si shkak i këtyre situatave, vendi vetëm sa do ti dëmtohet edhe më shumë imazhi nëpër botë.

“Nëse e shikojmë aspektin praktik duke e pasur parasysh që tani më Rusi nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, që është përjashtuar pas luftës në Ukrainë. Mirëpo megjithatë krejt varet se sa ekziston vullneti i shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Duhet pasur parasysh që tani më Asambleja Parlamentare do ta ketë si pikë të rendi të ditës dhe kërkohen dy të treta e shteteve anëtare të KiE, mandej edhe Këshilli i Ministrave obligohet që ta votoj një anëtarësim të mundshëm, kjo është sa i përket aspektit praktikë. Mirëpo unë mendoj që Kosova do të ketë sfida drejtë këtij anëtarësimi duke pasur parasysh raportet e fundit të shtetit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, veçmas edhe me BE-në. Besoj që pa mbështetjen e shteteve të fuqishme të BE-së dhe KiE do të ketë vështirësi në anëtarësim. Nëse Kosova do të dështoj në këtë rast, do ti dëmtoj tutje imazhin e Kosovës dhe kjo krejtësisht si rezultat i dëmtimit të raporteve më partnerët tanë. Ne situatën të cilën është Kosova, gjasat janë minimale për mos të jem krejtësisht pesimist që Kosova të behet anëtare e KiE-së. Arsyeja kryesore është se Kosova është nën sanksione të BE-së”, ka thënë ai.

Qerimi ka thënë se Kosova pa e zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe në të njëjtën kohë pa e zbatuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nuk mund të bëhet anëtare e KiE-së.

“Praktikisht nuk kërkohen këto kritere, por besoj që këto janë kriteret esenciale në prapaskenë që Kosova pa e zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit nuk mund të bëhet anëtare e KiE-së dhe të njëjtën kohë pa e zbatuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin. Ne kemi vërejtur ditëve të fundit edhe shefi i EULEX-it, mandej edhe ambasadori amerikanë që ka mbështet deklaratën e tij që kërkon nga institucionet sa më shpejt të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin”, ka thënë ai.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12.05.2022. Ndërkaq, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës në prill 2023, mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Kjo organizatë luan rol të rëndësishëm në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke mbështetur vendet e interesuara në kryerjen e reformave në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për aq sa këto reforma janë të nevojshme për mbylljen e zgjerimit./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika