Asociacioni i Komunave të Kosovës certifikohet nga Kompania evropiane TUVNORD

Asocicacioni i Komunave të Kosovës, pas një procesi të punës, certifikohet me standardet ISO 9001:2015

Asociacioni i Komunave të Kosovës, pas një procesi të punës, të verifikimeve dhe të auditimeve në bashkëpunim me “Be Consulted” ka arritur të certifikohet nga Kompania evropiane TUVNORD me Standardet ISO 9001:2015 me fushëveprim “Menaxhimi i Programit të Trajnimeve për Komunat e Kosovës”.

Sipas njoftimit, rëndësia e këtij certifikimi do të ketë efektin e vet, meqë edhe trajnimet, në masën më të madhe si deri më tani, do të bëhen brenda standardeve ISO, si në formë ashtu edhe në mënyrën e trajtimit të tyre. Po ashtu, “Ky certifikim ofron një strukturë të menaxhimit të cilësisë së vazhdueshme.”

Tutje, në njoftim shkruhet se “Vlen të potencohet se Asociacioni i Komunave të Kosovës është i vetmi Asociacion ne shtetet e Evropës Juglindore në kuadër të NALAS që ka arritur të certifikohet me Standardet ISO për fushën e trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve për autoritetet lokale.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika