Astrit Gashi për gjuhën e Kurtit ndaj Prokurorisë: Nuk ka nevojë me shit azganin

Analisti Astrit Gashi ka thënë se Prokuroria Speciale s’ka nevojë të hyjë në betejë me Qeverinë. Ajo duhet t’i kryejë detyrat e veta.

Ajo duhet mi grah procedurave të veta edhe me i ndjek lëndë e veta, me ngrit aktakuza aty ku ka qa me ngrit aktakuzë… nuk ka nevojë kryeprokurori me i shpjegu kurrkujt që nja pesë ish-ministra i kena hetu e asnjë ministër të kësaj qeverie se kemi hetu, sepse shtrohet pyetja pse asnjë ministër të kësaj qeverie?, s’ka korrupsion tash a jo, pse s’po i hetoni ata?. Pra, nuk ka nevojë me jep përgjegjësi ”, ka thënë ai.

Kjo, sipas analistit Gashi nuk e bënë prokurorinë të paanshme.

“17 kallëzime nuk ka arrit me shënëndreu në aktakuza, nuk e bënë prokurorinë të paanshme, mundet me ba prokurorinë të paaftë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se as kryeministri Albiun Kurti nuk ka nevojë me “shit azganin”.

“Me pas një kryeministër që përdorë një gjuhë të tillë është nën brezin edhe nën edukimin e përgjithshëm popullor të këtij vendi. Një gjë të tillë asnjë më i pashkolluar e më i pa-edukuem në Kosovë nuk e thotë qysh e thotë kryeministri”, ka thënë Gashi në Debat Plus në Dukagjin.

Gashi ka thënë gjithashtu se s’ka nevojë vendi për spektakle politike të cilat Kurti po i lypë “që me shku policia me arrestu”.

Një pjesë e mirë e prokurorisë dhe gjykatave janë të kapura nga Qeveria ka thënë Gashi por, jo sa është policia.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika