Atentat me armë zjarri në Milot, një i vdekur dhe një në gjendje të rëndë

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së premtës fshatin Milot të Shqipërisë, ku raportohet se një person ka vdekur dhe një tjetër është në gjendje të rëndë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në fshatin Milot të Shqipërisë, ku fillimisht u raportua për dy të plagosur, ndërsa njoftohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar i cili ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital dhe i plagosuri 46-vjeç, raportohet se është në gjende të rëndë, pasi ka marrë plagë në këmbë dhe gjoks.

Nga raportimet e mediave të Shqipërisë, thuhet se në momentin e ngjarjes viktima dhe i plagosuri ishin poshtë shtëpisë duke hipur në makinë, ku sapo kishin dalë nga shtëpia, janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Raportohet se ndaj këtyre dy personave është bërë atentat edhe më herët.

Policia është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e saj, ndërsa nuk dihen ende detaje të mëtejshme në lidhje me rastin.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika