Atentat në Krujë, vritet një 46-vjeçar dhe plagoset një fëmijë

Një atentat ka ndodhur në Krujë, ku një 46-vjeçar është vrarë dhe një fëmijë është plagosur. Pas atentatit, një makinë e dyshuar është gjetur në Tapizë

Një 43-vjecar ka vdekur në Krujë, si pasojë e një atentati në orët e para të së martës.

Sipas Top Channel, ka humbur jetën Ramazan Sino dhe është plagosur nipi i tij, Alvi Bejtja. Mësohet se Sino ka qenë te nipi në fshatin Larushk.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë. Autor/ët kanë qëlluar me armë zjarri drejt Gentjan Bejtjës dhe drejt nipit të tij 18-vjeçar.

Viktima që ndodhej në oborrin e banesës së kunatit ka humbur jetën, ndërsa i riu është dërguar në spital.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autor/ëve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika