Kësaj radhe jo krimineli por viktima është kthyer në skenën e krimit.
Por rreth 48 orë pas tentim atentatit ndaj tij, u largua pa thënë asnjë fjalë për mediat.
Menjëherë Policia e Kosovës ka nisur hetimet, por deri më tani nuk ka të arrestuar.
“Nuk mund të flasim për të dyshuar por mund të them se jemi duke e hetuar seriozisht këtë rast, dhe siç e thatë edhe ju rasti ka ndodhur parmbrëmë, pas orës 12 diku edhe dyshohet se një person ka tentuar me e shkrepë armën e që nuk i ka shkrep në drejtim të këtij personit që e përmendër j”, ka thënë Veton Elshani – Zëvendësdrejtori i PK-së për Mitrovicën e Veriut.
Por përderisa policia e prokuroria po bëjnë punën e tyre, rasti ka përfunduar në akuza të ndërsjella mes përfaqsuesve politikë të serbëve.
Radoica Radomireviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Soçanicë në Leposaviq, vendin ku dyshohet se u tentua vrasja.
Për atentatin që mbetin në tentativë, ai akuzoi Beogradin zyrtar, Milan Radojçiqin, Slavko Simiqin dhe ish kryetarin e Leposabiqit, Zoran Todiqin.
Pos kësaj Radomireviq pretendon se Aleksandar Jablanoviq që Markon e ka vëlla, në një takim që e kishin, i kishte paralajmëruar se mund të vriten sepse po punojnë kundër interesave të Serbisë.
Për këto pretendime për RTV Dukagjini është përgjigjur Aleksandar Jablanovic.
“Nuk mund të komentoj deklaratat e njerëzve të sëmurë mendorë. Nuk është kulturore, nuk është niveli dhe mënyra ime e komunikimit. Gjithë të mirat…”, ka thënë Aleksandër Jablanoviq Kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës.
Radomireviq që Jablanoviqi e cilëson njeri me sëmundje mendore i është kundërgjigjur menjëherë Jablanoviqit me akuza të tjera, duke i përmendur aferën që e kishte përmendur edhe më herët kryeministri Kurti, se kishte marrë miliona e banesa nga Beogradi.
Por zëvendësi Nenad Rashiq, tha se ka edhe dëshmi të tjera, që e rëndojën edhe më tepër Jabllanoviqin, por që nuk i ka publikuar.
“Mundem po ashtu të pohojë se Aleksandar Jabllanoviq është në komunikim të përditshëm si me Alleksandar Vullinin, ashtu edhe me shërbimet e sigurisë në Serbi dhe me vet Radojçiqin. Në një mënyrë edhe ai është i përfshirë në tentim vrasjen e vëllait të vet.Pra bëhet fjalë për një person I cili nuk komunikon nga viti i kaluar me të vëllain dhe me fëmijtë e mitur të të vëllait.Tash kush është në këtë rast me ç’rregullime mentale, unë apo Alleksandar Jabllanoviq? Këtë vendosni ju”, ka thënë Radoica Radomireviq, Zv. Ministër për Komunitete dhe Kthim.
Aleksandar Jablanovic ishte tërhequr nga gara për kryetar të komunës, por vëllai i tij Marko është pjesë e kabinetit të Lulzim Hetemit në Leposaviq.
Pos kësaj Marko Jablanoviq bënë pjesë në partinë e ministrit Rashiq dhe sipas Radomiroviqit Lista Serbe e ka parë që e ka humbur pushtetin në veri dhe ky është motivi për tentim vrasjen.
RTV Dukagjini ka tentuar të marrë një qëndrim nga Rashiq por i njëjti gjatë ditës nuk është përgjigjur përmes telefonit.