“Nuk mund të komentoj deklaratat e njerëzve të sëmurë mendor. Nuk është kulturë, nuk është niveli dhe mënyra ime e komunikimit”.
Kjo ishte përgjigjja e shkurtër e Aleksandër Jabllanoviq për Dukagjinin, ndaj zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq.
Radomiroviq, pas atentatit që iu bë vëllait të Jabllanoviqit, Markos, akuzoi kryetarin e Partisë Serbe të Kosovës për “bashkëpunim” me BIA-n serbe dhe me kryeterroristin, Millan Radojçiq.
Për këtë ka reaguar eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i cili këtë e ka parë si një goditje të Jabllanoviqit ndaj institucioneve të Kosovës për t’u rikthyer në skenën politike në komunitetin serb.
Sipas Shalës, Jabllanoviqi “është kriminel me ADN kriminale”.
“Jabllanoviq, duke e parë tanimë në aspektin sugjestiv përgjigjen, e vërejmë fakti që dështimi i atentati ndaj Marko Jabllanoviq, reagimi i zëvendësministrit, ndërlidhja e tij me BIA-n me strukën kriminale edhe ruse në pjesët ku veprojnë dhe ku ka vepruar Jabllanoviq, e ka sjellë në një situatë duke e shfajësuar vetëm përmes një godite, gjoja se është i sëmurë mendor… Pra është një goditë për të treguar se nuk i bëhet vonë nga degradimi që i bëhet nga ana e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës… çka unë kam vërejtur edhe nga përvoja personale është fakti që ky njeri vetëm dhunën, forcën, shtangshin e njeh si argument. Komunikimet dhe assesi faktet.
Është një njeri kriminel me ADN kriminale. Sepse po ta kishte fuqinë e Radojçiqit, ky do të ishte më i ashpër. Por, përveç faktin se koha e tij ka dështuar të jetë protagonist i zhvillimeve politike te komuniteti serb… tani dëshiron të kthen përmes formave jo shumë kërcënuese”, ka thënë Shala.
Sipas Shalës, Jabllanoviq dhe Radojçiq nuk dallojnë shumë, pasi kanë të njëjtën ideologji, atë kriminale.
E kanë të njëjtin krijues politik, që është Vuçiq, Vulini dhe Vuçeviq. Vijnë nga e njëjta ideologji e të vepruarit. Nuk ndryshojnë në aspektin substancial”, ka thënë Shala, në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.
Policia jep detaje nga atentati ndaj Marko Jabllanoviqit në Leposaviq
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me tentimvrasjen e Marko Jablanoviq në Leposaviq.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se Jablanoviq ka raportuar se rasti ka ndodhur derisa ishte duke hyrë në një lokal në Leposaviq. Ai ka shtuar se nga aty ka vërejtur se afër tij ishte një person i maskuar me armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar, por nuk kishte arritur të gjuante.
“Ankuesi ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
Çka tha zëvendësministri për atentatin
Zëvendësministri, Radoica Radomiroviq, ka akuzuar regjimin e Beogradit, që sipas tij qëndron prapa këtij atentati.
“Nuk ka dyshim se regjimi në Beograd qëndron prapa tentimvrasjes, si dhe Radoiçiqi dhe kaubojsat vendas Sllavko Simiç, Zoran Todić… Dua të ju prezantoj edhe ngjarjet që kanë ndodhur para zgjedhjeve për kryetar të Leposaviqit në prill 2023. Dihet mirë se unë dhe Marko e mbështetëm Aleksandar Jablanoviqin për të bërë ndryshime shumë të nevojshme në Leposaviq,” shkruan Radomiroviq.
Radomiroviq ka shkruar se ndonëse ai dhe Marko e kanë mbështetur Aleksandër Jabllanoviqin për të bërë ndryshime të nevojshme në Leposaviq, ky i fundit i “tradhtoi” duke bashkëpunuar me Radojçiqin dhe BIA-n serbe.