Atiq dhe nënkryetarja e Mitrovicës Veriore takohen me Kurtin dhe ministrin Krasniqi

Kryeministri Kurti, dhe ministri Elbert Krasniqi kanë pritur në takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës, Katarina Agjançiq

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë pritur në takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës, Katarina Agjançiq, së bashku me bashkëpunëtorë të tyre.

“Kryetari Atiq e njoftoi kryeministrin se së bashku me ekipin e tij janë duke punuar çdo ditë me intensitet të lartë për të propozuar dhe realizuar projekte që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe shërbimet ndaj tyre”, njofton Kryeministria.

Kryeministri Kurti dhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq

Kryeministri Kurti iu ka siguruar mbështetjen e plotë kryetarit Atiq nga qeveria qendrore për kërkesat dhe projektet e kësaj komune.

“Komuna e Mitrovicës Veriore, është e hapur dhe transparente, drejtorët komunalë janë përzgjedhur për të përfaqësuar frymën multietnike dhe bashkërisht po punojnë me përkushtim, pa përjashtim dhe me profesionalizëm”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika