Atiq: Komunën do ta bëjmë vendin që shërben për qytetarët

“Komunën do ta bëjmë vendin që shërben për qytetarët”.

Kështu ka shkruar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pas vizitës te punonjësit e administratës së Komunës.

Me anë të një postimi në Facebook, Atiq ka thënë se komuna do të jetë një vend që do të shërbejë për qytetarët. Ai thekson se do të bëhet gjithçka ashtu që shërbimet të jenë më efikase dhe jo vetëm.

“Sot, gjatë ditës vizitova punonjësit e administratës në Komunën tonë, me të cilët, u njoha nga afër dhe punën që ata bëjnë. Ata janë mekanizmi i funksionimit të shërbimeve për qytetarët. Do të bëjmë gjithçka që së bashku shërbimet tona të jenë më të mëdha, më efikase e më të shpejta. Komunën do ta bëjmë vendin që shërben për qytetarët”, ka shkruar Atiq.

Erden Atiq ka nisur të hënën punën si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut. Në ditën e parë, Atiq nuk ka dashur të flasë shumë për premtimet, mirëpo ka thënë se synon të bashkëpunojë me të gjithë qytetarët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika