Atiq pas betimit: Do të punojmë për të gjithë qytetarët pa dallim

Erden Atiq, kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës së Veriut, u betua për të punuar për të gjithë qytetarët pa dallim. Ai fton qytetarët të vizitojnë komunën dhe të shtojnë bashkëpunimin. Objektivi kryesor i tij është normalizimi i situatës në këtë komunë. Ai ka prezantuar edhe nënkryetaren e re të komunës, Katarina Agangjigj

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili sot u betua si kryetar i kësaj komune, tha se do të punojë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ai u ka bërë ftesë qytetarëve që ta vizitojnë komunën e Mitrovicës së Veriut, për ta shtuar bashkëpunimin.

Angazhimi më i madh, sipas tij, do të jetë normalizimi situatës në këtë komunë.

“Jam i kënaqur, sapo e përfunduam seancën solemne të betimit. Me gjithë ekipin shprehi se do të punojmë për të gjithë qytetarët e komunës veriore të Mitrovicës, pa dallim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës, i bëj ftesë gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve. Së bashku jam me nënkryetaren Katarina Hagangjiq, do të punojmë me një ekip shpresëdhënëse. Me neve është ministri Elbert Krasniqi, po ashtu është kryesuesi i kuvendit, Nexhat Uglani”, ka thënë ai.

I pyetur se kur do të hapet Ura e Ibrit, Atiq nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por vetëm tha se komuna nën udhëheqjen e tij ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe heqjen e pengesave.

“Ne si ekzekutiv qëllimin e kemi për ta lehtësuar jetën qytetarëve, çfarëdo pengese që kanë në këtë aspekt, angazhimin e kemi që t’i rregullojmë problemet”, ka thënë ai.

Erden Atiq, i cili i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, e ka dhënë betimin si kryetar i ri i kësaj komune.

Po ashtu, ai e ka caktuar edhe nënkryetaren e re të komunës, Katarina Agangjigj.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika