Atiq propozon 300 euro mbështetje për fëmijët e lindur në 2024 dhe 500 euro për çiftet e reja

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se ka dërguar në Komitetin për Politikë dhe Financa në këtë komunë, propozim-vendimin për ndarjen e 300 eurove për fëmijët e lindur më 2024, si dhe të 500 eurove për çiftet e reja

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se ka dërguar propozim-vendimin për ndarjen e 300 eurove për fëmijët e lindur më 2024 si dhe të 500 eurove për çiftet e reja.

Në një postim në Facebook, Atiq shkroi se këtë propozim-vendim e ka dërguar këtë të hënë në Komitetin për Politikë dhe Financa në këtë komunë.

“Sot kam dërguar propozim vendimin në KPF për mbështetje financiare në shumë prej 300 € për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe nga 500 € për çiftet e reja.  Ashtu siç jemi zotuar, do të angazhohemi maksimalisht për t’i realizuar premtimet tona”, shkroi ai.

Sipas propozim-vendimit, shuma e mjeteve për fëmijët do të transferohet në llogarinë bankare të nënës, ndërsa për çiftet në llogari të bashkëshortes.

May be an image of text

May be an image of ticket stub and text

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika