Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka pritur në vizitë kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Në këtë takim kanë diskutuar për projektet që do t’i realizojnë në vitin 2024.
“Diskutuam për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t’i realizojmë në vitin që po vjen. Zhvilluam diskutime për çështje me interes për qytetarët e të dyja komunave”, ka shkruar Atiq.
Atiq e ka uruar kryetarin Hetemi për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për qytetarët e komunës së Leposaviqit.