ATK: Ende nuk është hapur aplikimi për 100 euro, Ministria e Financave vendos për të

ATK, ka hedhur poshtë raportimet se është hapur aplikimi për masën e 100 eurove. Ata kanë thënë se janë duke punuar në sistem, por sipas tyre ditën e hapjes së aplikimit për këtë masë, e vendos Ministria e Financave

Administrata Tatimore e Kosovës - ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të hapet aplikimi që qytetarëve u mundëson përfitimin e 100 eurove.

Për RTV DUKAGJININ, nga ky institucion, kanë konfirmuar se, janë duke e përgatitur dizajnimin e sistemit, dhe se janë duke punuar edhe në aplikacion. Por, sipas tyre, ditën e hapjes së aplikimit e vendos Ministria e Financave e jo ata.

Nga ATK-ja kanë bërë të ditur se, deri në fund të ditës, ata do të jenë gati, por, kanë ripotencuar se është Ministria e Financave ajo që vendos se kur do të kenë mundësi qytetarët të aplikojnë për 100 eurot e tyre.

Më 12 prill të këtij viti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte njoftuar se, për muajin prill do të ndahen nga 100 euro, për studentët, pensionistët si dhe për punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Kurti, po ashtu, kishte deklaruar se, për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik, shtesa prej 100 euro për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë, ndërkaq për punëtorët e sektorit privat dhe studentët, nevojitet që të hapet procesi i aplikimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika