ATK-ja anulon mbi 800 vërtetime tatimore të nxjerra online

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se mbi 800 vërtetime tatimore të lëshuara online janë anuluar për shkak të një problemi teknik në një lidhje ndërveprimi për përditësimin e të dhënave në funksionin e Vërtetimit Tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës - ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), të hënën e 27 marsit, ka anuluar gjithsej 833 vërtetime tatimore të nxjerra online.

Nëpërmjet një komunikate për media, ATK-ja ka njoftuar të gjithë personat si tatimpagues dhe personat e tjerë që mund të jenë institucione, se bazuar në nenin 23, paragrafin 1 të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ka anuluar Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga Sistemi Elektronik i ATK-së dhe ueb-faqja e ATK-së, gjegjësisht Vërtetimet Tatimore të gjeneruara nga data 7 mars deri më 15 mars 2023.

“Arsyeja e anulimit të këtyre Vërtetimeve Tatimore, që gjithsej janë 833, është që për shkak të një problemi teknik në një hallkë të ndërveprimit për freskimin e të dhënave në funksionin e Vërtetimit Tatimor, sistemi nuk ka arritur t’i identifikojë borxhet reale gjatë periudhës kohore nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023. Si pasojë janë gjeneruar Vërtetime Tatimore edhe në rastet kur tatimpaguesi ka pasur detyrime të pashlyera në ATK”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ATK-ja ka kërkuar nga të gjithë personat që kanë përdorur apo që mund të përdorin Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga ATK-ja, nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023, t’i zëvendësojnë me Vërtetime Tatimore të gjeneruara përsëri nga Sistemi Elektronik i ATK-së apo ueb-faqja e ATK-së, varësisht nga statusi i personit i cili kërkon gjenerim të Vërtetimit Tatimor.

Lista e Vërtetimeve Tatimore të anuluara nga ATK është e publikuar në ueb-faqe të ATK www.atk-ks.org linku: https://www.atk-ks.org/…/Lista-e-Ve%CC%88rtetimeve…

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika