ATK-ja inkason afër gjysmë milioni euro nga 18 biznese

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se 1.8 milion euro janë paguar nga 18 subjekte me obligime të papaguara

ATK-ja

18 subjekte janë përzgjedhur nga Departamenti për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, me obligime të papaguara në vlerë prej 1.8 milion euro.

Vlera totale e paguar përgjatë ditës së premte ka qenë 416,250.18 euro ose rreth gjysmë milioni euro, bën të ditur Administrata Tatimore e Kosovës.

Ndërkaq, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe njëherësh, bazuar në marrëveshjet e riprogramuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.

“Menaxhmenti i ATK-së vazhdon ta ketë në prioritet zvogëlimin e stokut të borxheve, si dhe trajtimin në kohë të borxheve të reja”, ka shkruar Administrata Tatimore e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika