ATK-ja shënon rritje në të hyrat tatimore, ngrihet numri i tatimeve të paguara nga këngëtarët

Zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka deklaruar se të hyrat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti arrijnë totalin prej 423.2 milionë eurosh

Administrata Tatimore e Kosovës

ATK-ja ka shënuar rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se të hyrat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti arrijnë totalin prej 423.2 milionë eurosh, përkatësisht 19 për qind më shumë sesa vitin e kaluar.

Njëherit, Murtezaj bëri të ditur se ka pasur ngritje të tatimeve të paguara nga këngëtarët.

“Ky sukses është si rezultat i përpjekje të përbashkëta. ATK do të bëjë përpjekje për të garantuar konkurrencë të barabartë në treg. Do t’i përjetojmë rezultat e periudhës gjashtë mujorë të vitit 2023. Në periudhën janar-qershor të këtij viti të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 423.2 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, ka deklaruar ai.

Zëvendësdrejtori Murtezaj thekson se ATK-ja mbetet e fokusuar në realizimin e të hyrave tatimore. Njëherit, Murtezaj bëri të ditur se ka pasur ngritje të tatimeve të paguara nga këngëtarët.

“Pagesa e tatimeve nga këngëtarët, ky grafikon pasqyron gjendjen se ku kemi qenë dhe ku jemi. Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse për vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtarët dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë afro 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave për afro 100 për qind”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika