​ATK-ja lanson tri shërbime elektronike për përmirësim të shërbimeve tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës, mbështetur nga programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, sot lansoi tri shërbime të reja elektronike

Administrata Tatimore e Kosovës - ATK

Administrata Tatimore e Kosovës, mbështetur nga programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, sot lansoi tri shërbime të reja elektronike.

Ato përfshijnë udhëzuesin interaktiv, kalkulatorët tatimorë dhe denoncimin e parregullsive tatimore.

Këto tri shërbime elektronike do të ndihmojnë tatimpaguesit të bëjnë vlerësim të obligimeve tatimore, të përmirësojnë të kuptuarit e përmbushjes tatimore dhe të raportojnë evazionin dhe parregullsitë tatimore në mënyrë elektronike, raporton KosovaPress.

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, tha se këto shërbime kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve tatimore që u ofrohen qytetarëve si dhe i kontribuojnë reformimit të brendshëm të ATK-së.

Ai potencoi se kanë nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 20 milionë eurosh, përmes së cilës parashihet ndërlidhja e sistemeve elektronike, mbrojta e të dhënave, si dhe rritja e numrit të shërbimeve të ofruara nga institucionet publike.

Ndërkaq, drejtori në Zyrën për Rritje Ekonomike në USAID, Alexander Albertine, tha se lansimi i këtyre shërbimeve do të përmirësojë më tutje përvojën e tatimpaguesve.

Drejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, tha se përkrahja e USAID-it në ngritje të kapaciteteve të ATK-së daton që nga themelimi i saj.

Murtezaj theksoi se përkundër vështirësive, ATK-ja vazhdon të shtojë numrin e tatimpaguesve, të rrisë kualitetin e shërbimeve dhe të zgjerojë gamën e shërbimeve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika