ATK mbledh edhe mbi 1 milion euro të tjera borxhe nga bizneset

ATK mbledh mbi 1 milion euro borxhe tatimore nga 22 biznese

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka mbledhur mbi 1 milion euro borxhe. Sipas njoftimit të ATK-së, janë kryer kontrolle në 22 biznese që kishin borxh rreth 3 milionë euro.

“Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka vazhduar me aktivitete të intensifikuara për mbledhjen e borxheve. Aktiviteti i masave të sforcuara është i dyti me radhë brenda pak ditësh, ku dje, me datë 31 maj 2022 janë ndërmarrë veprime te 22 subjekte biznesore, të cilat kishin obligim ndaj ATK-së 2.9 milionë euro”, ka njoftuar Administrata Tatimore e Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës

“Veprimet e mbledhësve tatimorë kanë rezultuar të suksesshme, duke u kryer pagesat e menjëhershme të mbi 1 milion eurove nga ana e bizneseve borxhlinj”, ka shtuar në njoftim ATK-ja.

Administrata Tatimore e Kosovës ka theksuar se pjesa tjetër do t’i paguajnë borxhet me këste.

“Pjesa tjetër do të vazhdojë të trajtohet duke i paguar borxhet përmes marrëveshjeve me këste. Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Kaçanik, si dhe në Drenas”, përfundon njoftimi.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika