ATK: Për dy muaj 22.5 milionë euro më shumë të hyra tatimore

Sipas ATK-së, “përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike”

Administrata Tatimore e Kosovës - ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se po shënon një performancë të mirë në inkasimin e 172 milionë euro të hyrave tatimore për periudhën janar – shkurt 2024.

Në postimin e tyre thuhet se vetëm për dy muaj janë shënuar 22.5 milionë euro më shumë të hyra tatimore.

“Administrata Tatimore e Kosovës shënon një performancë jashtëzakonisht të mirë në inkasimin e 172 milionë euro të hyrave tatimore për periudhën janar-shkurt 2024. Me një angazhim të vazhdueshëm për të avancuar dhe për të siguruar efikasitet në administrimin e detyrave tatimore, ATK-ja ka arritur rezultate të shkëlqyera edhe në këtë fillimvit.

Gjatë periudhës janar-shkurt 2024, ATK-ja ka realizuar një inkasim të konsiderueshëm të të hyrave tatimore, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 15 %, ndërsa në raport me planin tejkalim prej 7.8 milionë euro apo 4.7 %, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e ligjit dhe për të ndërtuar një ambient të favorshëm për bizneset dhe qytetarët”, thuhet në njoftim.

Sipas ATK-së, “përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike”.

“Përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike.

ATK-ja vazhdon të angazhohet në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të kushteve të favorshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Performanca e jashtëzakonshme e ATK-së në muajin shkurt është një dëshmi e qartë e përkushtimit për t’i përmbushur detyrat e saj në mënyrë të përgjegjshme dhe të efektshme”, thuhet tutje në njoftimin e ATK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika