Atletja shqiptare fiton medaljen e arit në Poloni

Atletja Luiza Gega e fitoi medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa në turneun e zhvilluar në Poloni

Atletja shqiptare Luiza Gega. Foto: abcnews

Atletja Luiza Gega e fitoi medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa në turneun e zhvilluar në Poloni, për të përsëritur suksesin e një viti më parë në Gjermani.

Gega, e cila garoi të enjten shënoi kohën më të mirë në këtë distancë, duke e ndalur kronometrin në 9 minuta 17 sekonda e 31 të qindtat.

Një sukses i arritur në divizionin e tretë të garës, për të mos u thyer as në garën e kësaj të diele, me polaken Alicja Konieczek që e përshkroi distancën me kohën 9 minuta, 38 sekonda e 72 të qindtat.

Ky ishte triumfi i 11-të i Gegës në këtë eveniment që zhvillohet prej vitit 2009.

Më 20 Qershor, Gega triumfoi edhe në garën e 5000 metrave në Kampionatin Europian Ekipor, ku Shqipëria synon pikë të vlefshme për kualifikueset e Olimpiadës së vitit të ardhshëm në Paris. /abcnews.al

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika