“Aty ku shtypet punëtori, s’ka shtet as liri”

Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, do të protestohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.

“Përgatitjet e fundit për protestën e 1 majit. Nesër, punëtore/ë, të papuna/ë, studente/ë,  pensioniste/ë, bashkohemi e qëndrojmë bashkë kundër patriarkatit hetero-seksist, kapitalist, racist, ksenofob e transfob dhe ritheksojmë se ndryshimet rrënjësore e çlirimi i përket klasës punëtore”, thuhet në njoftim.

1 Maji si manifestim, lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kjo ditë, iu referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për pagë mesatare të garantuar, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Kërkesa e parë publike ishte paraqitur në Australi gjatë vitit 1856 nën parullën ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në SHBA, më 1 maj 1886.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika