Audi do t’i bashkohet F1 nga viti 2026

Gjiganti gjerman i veturave, Audi ka lajmëruar se do të marrë pjesë në garat e Forumula 1 nga viti 2026, këtë e ka bërë ditur edhe preisdenti dhe Ceo i F1 Stefano Domenicali

Ilustrim

Prodhuesi gjerman Audi do t’i bashkohet Kampionatit Botëror të Formula 1 nga sezoni 2026 si furnizues i njësive të energjisë.

Kjo vjen pasi rregulloret e reja të njësisë së energjisë, të krijuara posaçërisht për të bërë të mundur dhe tërheqëse për ata që do t’i bashkohen sportit në një nivel konkurrues, u publikuan në fillim të këtij muaji.

Njësitë e fuqisë së vitit 2026 do të ruajnë arkitekturën aktuale të motorit me djegie të brendshme V6, por kanë fuqi elektrike të shtuar dhe karburante 100% të qëndrueshme, dy faktorë që Audi thotë se ishin kyç për t’u bashkuar.

Audi që është pjesë e Grupit Volkswagen, shtoi se i mbështet planet e F1 për të qenë më të qëndrueshëm dhe efikas me kosto, me një kufi kostoje për prodhuesit e njësive të energjisë që do të prezantohen në vitin 2023, dhe F1 duke vendosur një objektiv për të qenë Neto Zero Karbon deri në 2030.

“Jam i lumtur të mirëpres Audi në Formula 1, një markë ikonë e automobilave, pionier dhe novator teknologjik,”  ka thënë presidenti dhe CEO i F1 Stefano Domenicali, shkruan F1.

Audi njoftoi hyrjen për vitin 2026 në një konferencë shtypi në Spa, përpara Çmimit të Madh të Belgjikës të kësaj fundjave, ku u paraqit Kryetari i Bordit të Menaxhimit të AUDI AG, Markus Duesmann, Anëtari i Bordit të Menaxhimit për Zhvillimin Teknik, Oliver Hoffmann, Domenicali dhe FIA Presidenti Mohammed Ben Sulayem.

“Formula 1 është një skenë globale për markën tonë dhe një laborator zhvillimi shumë sfidues. Kombinimi i performancës së lartë dhe konkurrencës është gjithmonë një shtytës i inovacionit dhe transferimit të teknologjisë në industrinë tonë. Me rregullat e reja, tani është koha e duhur që ne të përfshihemi. Në fund të fundit, Formula 1 dhe Audi të dy ndjekin qëllime të qarta qëndrueshmërie”, ka thënë Markus Duesmann.

Audi ka deklaruar se është e gatshme për të testuar motorin që po pretendojnë ta përdorin në Fi1 në bazën e tyre në Neuburg.

Ata janë duke punuar në vendsojen e personelit, ndërtesave dhe infrastrukturës deri në fund të këtij viti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika