Audio-incizimet e Kusari-Lilës, deputeti i LVV-së: Nuk do të duhej që të kishte komunikim me Radojçiqin

Në një lidhje telefonike në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, i pyetur se si ndihet nën përfaqësimin e Kusari-Lilës, deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani ka deklaruar se ajo nuk përfaqëson atë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka deklaruar se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, nuk do të duhej të kishte komunikim me Milan Radojçiq.

Në një lidhje telefonike në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, i pyetur se si ndihet nën përfaqësimin e Kusari-Lilës, Rrahmani ka deklaruar se ajo nuk përfaqëson atë.

“Unë edhe para se të dalin këto audio-incizime, të cilat kanë dalë, kam pasur qëndrimet e mia dhe natyrisht se ajo e prezanton grupin parlamentar të LVV-së, përderisa është shefe e grupit, mirëpo unë…qëndrimet që m’i keni paër janë personalet, individualet. Natyisht se në aspektin e përfaqësimit politik, Mimoza Kusari ka orientim tjetër politik dhe aspektin ideologjik nuk më përfaqëson, as para se me dal këto audio-incizime as tash, mirëpo si shefe e grupit, ajo prezanton grupin e LVV-së sepse është e zgjedhur prej deputetëve…Nuk më përfaqëson dhe as nuk më ka përfaqësuar në aspektin ideologjik punën që e bëjmë, ligjet që bëhen…në aspektin e përfaqësimit, përfaqësoj veten. Nuk më përfaqëson askush.”, ka deklaruar ai.

Gjersa tha se nuk ka koment lidhur me përgjimet e publikuara, Rrahmani theksoi se askush, përfshirë edhe Kusari-Lila, nuk do të duhej të diskutonte me një person si Radojçiq.

“Ajo çka pashë dje në përgjimet, të cilat janë bërë, nuk është se kam koment…komunikime të tilla t’ketë politikë shpeshherë…nuk është se kam koment, nuk është gjë e mirë që ka ndodhur për shkak se është një person që është në kërkim nga institucionet përgjegjëse të Kosovës dhe nga SHBA-të dhe nuk do të duhej që të kishte komunikim…asnjë person nuk duhet të ketë diskutim me një person që kërkohet nga policia”, ka deklaruar ai.

Sipas gazetës Nacionale, këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Gazeta “Nacionale” e ka publikuar pjesën e dytë të audio-incizimeve në mes të Slavko Simiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës.

Në këtë audio-incizim dëgjohet Simiq duke thënë se Kusari – Lila është dëgjuar pesë herë me Milan Radojçiqin.

Ndryshe, Milan Radoiçiq është në listën e zezë të Departamentit të Shtetit Amerikan që nga viti i kaluar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika