Audio-incizimet e reja, Simiq – Kusari-Lilës: Je dëgjuar 5 herë me Radojçiqin

Është publikuar pjesa e dytë e audio incizimeve të bisedës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq nga Lista Serbe. Në këto audio incizime Simiq ndër të tjera i thotë Kusari-Lilës se je dëgjuar 5 herë me Milan Radojçiqin

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila

Gazeta “Nacionale” e ka publikuar pjesën e dytë të audio-incizimeve në mes të Slavko Simiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës.

Në këtë audio-incizim dëgjohet Simiq duke thënë se Kusari – Lila është dëgjuar pesë herë me Milan Radojçiqin.

“Je dëgjuar pesë herë me Milanin”, dëgjohet duke thënë Simiq.

Tutje, Simiq, flet diçka pa e qartësuar komplet, ai thotë se “Paramendo sikur të kisha dalë para media dhe të them Mimoza më ka thënë. Seriozisht të them se jo ty por edhe kryeministrit do t’i thyhej koka, të gjithëve me rend nëse do ta thoja këtë. Ti thua që ka sanksione nga administrata amerikane, paramendo që dikush të jetë ashtu siç po thua ti që jemi, jo me sjellje si partnerë, pra të jemi të atillë që incizojnë në këtë bisedë në media. Pra të jemi të atillë që incizojnë këtë bisedë dhe ta lëshojë në media. Po të them përsëri nuk do të thyhej veç ty koka, por krejt Vetëvendosjes, nuk merremi me gjëra të tilla”.

Në këto audio incizime, dëgjohet një bashkëbisedim me Simiq dhe Kusari – Lilës, në lidhje me Radojçiqin.

Kusari – Lila: E pse e kanë vënë në listën e zezë të Amerikës?

Simiq: E pse e kanë vendosur?

Kusari – Lila: Po të pyes ty? Vallë, jo për shkak të Albin Kurtit?

Simiq: Për asgjë nuk e kanë vënë, janë disa e kanë lidhur me disa raste të mëhershme.

Kusari – Lila: Me Zvonko Veselinoviqin.

Simiq: Zvonko as nuk jeton në Kosovë, janë prej më herët, vetëm kanë dashur të bëjnë diçka.

Kusari – Lila: Bashkë janë në listën e zezë.

Simiq: Nuk janë vetëm ata. Janë disa njerëz nga veriu. Përsëri të them se janë biznesmenë e njerëz familjarë, që janë të respektuar, që nuk kanë asnjë njollë në karrierë.

Kusari – Lila: E di Sllavko, por qartë nuk janë të pastër për amerikanët.

Tutje Simiq ankohet për mënyrën se si janë trajtuar disa biznesmenë serbë, nga ShBA-ja:

Kusari – Lila: E di që keni takime me ambasadorin amerikan, pse nuk po e pyesni?

Simiq: E pyesim, por as ai nuk ka asnjë përgjigje për këtë, nuk ka asnjë përgjigje për këtë, literalisht nuk ka asgjë, ja tash na lajmërojnë se na kanë bllokuar disa mjete, një llogari, askujt nuk i kanë thënë asgjë. Këtë e ka bërë inteligjenca, bashkë me amerikanët. Nuk ka asgjë, asgjë të papastër, te asnjëri. Dhe mendoj që shpejt do të zhbllokohen llogaritë e këtyre kompanive, të firmave që i kanë kryer punët.

Tutje, Simiq thotë se do të përpiqet me të gjitha mënyrat demokratike ta rrëzojë Qeverinë Kurti.

“E dyta, e vërtetë është vetëm që kemi votuar për shkak tuajin. Pasi partia dhe qeveria juaj tenton që në çdo mënyrë të më nxjerrë jashtë nga jeta politike si dhe nga territori i Kosovës, me procese të montuara dhe me deklarata të ndryshme. Unë me të gjitha mënyrat demokratike do të punoj të ju rrëzoj e jo të fshihem pas dikuj. Më së shumti më ka penguar që ke thënë në media disa gjëra që ke folur me Sllavkon që është dashur të mbesin mes nesh”, dëgjohet duke thënë ai.

Simiq flet edhe për një komunikim me Kusari – Lilën, për të cilin tha se nuk do ta publikojë.

“Ndoshta kam mundur që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti drejtpërdrejt, kjo është ajo që të përfoli unë. Por jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë”, dëgjohet duke thënë Simiq.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika