Gjatë seancës së sotme të Kuvendin e Kosovës, deputetët e shumicës votuan kundër dy projektrezolutave të opozitës, njëra lidhur me komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me kryeterroristin serb, Milan Radojiçiq, dhe tjetra për mungesën e ushqimit në FSK.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se nga 61 deputetët e pranishëm, 60 votuan kundër projektrezolutës që trajtonte komunikimet me Radojiçiqin, ndërsa një vetëm e mbështeti atë.
Po ashtu, projekt-rezoluta që synonte të trajtonte problemin e mungesës së ushqimit në FSK, nuk arriti të miratohej. Kryetari Konjufca theksoi se asnjë deputet nuk e mbështeti këtë projekt.