Auron Deva, zëri që një ditë mund t’i përfaqësojë shqiptarët në Eurovision

Auron Deva është 20-vjeçari zëri i të cilit vazhdon të përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare. Për të folur më shumë rreth synimeve të tij dhe pasionin për muzikën, Deva flet për Portalin Dukagjini

Auron Deva në "MusicLand 2021", Maqedonia e Veriut

“…e dua muzikën edhe me të metat e saj”, ka  thënë protagonisti i artikullit.

Le t’a pranojmë. Të kënduarit para një audience të madhe nuk është një gjë e lehtë. Shpeshherë edhe performuesit më të mëdhenj kanë ritet e tyre paraperformuese. Disa hajnë mjaltë, disa bëjnë ushtrime vokale e disa të tjerë dalin në skenë sikurse të ishin duke hyrë në pragun e shtëpisë.

E njëjta ishte edhe për Auron Devan.

Në natën e tretë të Beer Fest, në mes të muzikës që po luante një grup lokal, ky i fundit fton dikë të quajtur Auron Deva.

Një turmë e tërë në parkingun pas Pallatit të Rinisë në Prishtinë, kthehet kur në mesin e ritmit të baterive të shoqëruar nga gitara elektrike, fillon një zë që nuk tingëllonte si një zë i dëgjuar më parë. “Toxic” fillon të këndohet, por kësaj here jo nga Britney Spears, por e kënduar nga një zë prej një 20-vjeçari me origjinë kosovare.

Se çfarë fshihet pas këtij talenti, Portali Dukagjini vendosi të kontaktojë me vetë protagonistin.

Megjithëse vetëm 20 vjeç, për Devën muzika nuk mbetet vetëm një ëndërr e palosur në sirtar.

“Rrugëtimi im në muzikë ka filluar që nga klasa e katërt kur hyra në shkollë të muzikës për të ndjekur një rrugëtim profesional në vitet që do të vinin. Unë jam 20 vjeç dhe muzikën kam zgjedhur ta kem profesion dhe jo vetëm hobi. Studioj në Universitet për Muzikë Moderne dhe punoj çdo ditë që të kem një të ardhme me muzikën”, ka thënë Deva.

Se çka e dallon Devan nga performuesit e tjerë, sipas tij, janë aftësitë vokale megjithëse për to thotë se kanë akoma vend për përmirësim.

Ai thotë se synimi kryesor i tij është që ai të kënaqet shpirtërisht me atë se çfarë krijon dhe pastaj, gjithçka tjetër është e mirëseardhur. I mirëseardhur ishte edhe suksesi.

“Jam krenar që kam përfaqësuar Kosovën në disa festivale internacionale ku kam fituar çmimet kryesore “Grand Prix”, duke bërë që flamuri i Kosovës të ngritet në vend të parë edhe në ato shtete që nuk e njohin Kosovën si shtet”, thotë Deva gjersa thekson se një ditë do ta kishte për nder të përfaqësonte Kosovën dhe Shqipërinë në Eurovision.

Në edicionin e 21-të të MusicLand të Maqdonisë së Veriut, Deva renditi Kosovën në vendin e parë, duke arritur të rrëmbej çmimin “Grand Prix”.

Pavarësisht mbështetjes së madhe që i ofrohet kur performon, për atë të preferuara mbesin pjesa e të krijuarit në studio dhe vetë performancat.

“Pjesa që e dua më së shumti është performimi në skenë dhe krijimi në studio, ndërsa pjesa që nuk e preferoj s’besoj që ka, pasi as shumë sa e dua muzikën e dua edhe me të metat e saj”.

I pyetur se çka do të ndryshonte për industrinë muzikore, industria e muzikës apo siç njihet për shumë sikurse “industria e ëndrrave”, sipas Devës, do të ndryshohej e tëra nëse do të perforomohej “live” por sipas tij, “industria jonë nuk i jep shanse këngëtarëve që këndojnë live”.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika