Australia riatdheson shtetasit e saj nga kampet e refugjatëve në Siri

Pas një misioni sekret nga Agjencia e inteligjencës së sigurisë së vendit, dhjetëra gra dhe fëmijë do të riatdhesohen. O'neil, zëdhënëse e ministres së Punëve të Brendshme ka thënë se "Prioriteti kryesor i qeverisë australiane është mbrojtja e australianëve"

Pamje nga kampet e refugjatëve në Siri. Foto: CNN.





Kryeqyteti i Australisë, Canberra do të shpëtojë dhjetëra gra dhe fëmijë australianë të luftëtarëve të ISIS-it nga kampet e refugjatëve në Siri, pas një misioni sekret nga Agjencia e inteligjencës së sigurisë së vendit.

Qeveria nuk ka konfirmuar raportet se 16 gra dhe 42 fëmijë të luftëtarëve të vrarë ose të burgosur të ISIS-it do të riatdhesoheshin.

Zëdhënësja e ministres së Punëve të Brendshme, Clare O’Neil ka thënë se “Prioriteti kryesor i qeverisë australiane është mbrojtja e australianëve dhe interesave kombëtare të Australisë, të informuara nga këshillat e sigurisë kombëtare”.

Ndërsa, ministrja e Mjedisit në Australi, Tanya Plibersek, ka thënë të hënën se rreth 40 fëmijë australianë jetojnë në një kamp në Siri, raporton CNN.

“Kur të kthehen në Australi, mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme që fëmijët në veçanti të marrin këshilla”, ka thënë ministrja Plibersek, duke shtuar se “do të ketë një pritje të vazhdueshme që agjencitë tona të sigurisë dhe të inteligjencës do të qëndrojnë në kontakt me ta dhe do t’i monitorojnë”.

Australia ka shpëtuar për herë të parë tetë fëmijë dhe nipërit e dy luftëtarëve të vdekur të ISIS-it nga një kamp refugjatësh sirian në vitin 2019, por deri më tani ka ndaluar riatdhesimin e të tjerëve.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika